Mjafton një fotografi në rrjetet sociale, që të nxitë plot dyshime e supozime mbi një ngjarje.
E tillë ishte një fotografi që publikoi Egzona Brahimaj Muqiqi, bashkëshortja e këngëtarit Albatrit Muqiqi në profilin e saj në Instagram.
Një imazh ku tregohej barku me një emoji prej zemre, ngriti spekulime se dyshja sërish po pret fëmijë të dytë, pak muaj pasi në jetë u erdhi vajza Amelia.
Por kjo nuk është aspak e vërtetë. I kontaktuar nga Prive, këtë e ka mohuar vet Albatriti duke thënë se fotografia ishte e rastësishme. /Prive.al