Albana Osmani: Nuk zihem me askënd për një ‘copë’ kopertine

By

Shtypi rozë është pushtuar me shkrimin se prezantueset Albana Osmani dhe Eneda Tarifa kanë prishur miqësinë e kjo për të qenë në ballinën e një reviste.

Por këto fjalë i hodhi në ujë sot prezantuesja Osmani. Albana zgjodhi llogarinë në instagram për të sqaruar lajmin që është publikuar.

“Unë nuk jam zënë me askënd , për “nje copë Kopertine” ! Nuk jam zënë kurrë për asgjë të këtillë.  Kam respekt për ata që në gjithë këto vite më ftuan të jem pjesë e tyre në faqe të para apo të dyta apo të tridhjeta.Të cilëve u shpreh mirënjohje ! Madje siç më kanë thënë janë shitur të gjithë numrat e çdo reviste ,dhe personalisht më vjen mirë për këtë .Por jo!! ” për një copë kopertinë” , për një gjë të tillë , sdo ulja integritetin tim kurrë.

Në punën time në televizion prej më shumë se një dekadë kam mësuar madje të kem shumë durim .. Edhe atëherë kur programi i jepej një tjetre – tjetre apo tjetre dhe une isha alternativa e fundit për tu përzgjedhur . Kam mësuar të duroj! Dhe në fund isha e zgjedhura ,sepse isha -ajo e afta, të beja programet dhe të kisha audiencën maksimale.

Nuk po ju them që të jesh zgjedhja e fundit ka qenë e lehtë.. Përkundrazi ! Në durimin tim ditët kanë qenë shpesh të vështira. Sidomos kur ti di përmendësh gjithçka pa asnja skenar!

Kam mësuar të respektoj dhe jo të zihem. Qytetaria këtë veshje ka. Ndaj kurrë s’u  vesha më holle se kaq! – janë fjalët e shkruara nga Albana Osmani në llogarinë e saj në instagram./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm