Alaudini e Valdrini, pjesë e eventit të modës ‘Pitti Uomo’

By

Kur flasim për meshkuj shqiptarë që vishen bukur, shumë prej nesh në listë kemi dizejnatorin Valdrin Sahiti dhe prezantuesin e NIN në Klan Kosova, Alaudin Hamiti.

Djemtë, shpesh edhe duke i paraprirë tendencave, me një stil unik marin vëmendjen dhe dëshmojnë se veshja është një pjesë për të cilën kanë shumë kujdes.

E Dini dhe Valdrini, kësaj rradhe i janë bashkuar shumë personave me të njejtin pasion, në Firence të Italisë.

Në qytetin e bukur italian, po mbahet Pitti Uomo, edicion që zhvillohet dy herë në vit  e që përbën një prej platformave më të rëndësishme të eventeve në botën mashkullore të modës.

Nga çfarë kanë postuar në rrjete sociale, Alaudini dhe Valdrini janë takuar me ikona të ndryshme të modës nga e gjithë bota, përfshirë meshkuj që ndajnë të njejtin pasion në Korenë e Jugut.

Fotot nga kjo eksperiencë nuk kanë munguar në rrjete sociale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm