Ndodh e papritura? Lëvizje të reja nga Skivi me Ledrin…

By

Ka tash e një kohë që reperi Skivi është i pakënaqur me gjendjen në Babastars.

Kundërshtimet, ai i ka shprehur në vazhdimësi por në gjithë këtë kohë, përpos lidhjes së miqësisë me Albert Krasniqin, ai nuk ka marrë ndonjë hap drejt distancimit nga grupi apo vazhdimit të rrugës me të tjerë emra.

E duket se një gjë e tillë është afër të ndodhë!

Fansat janë habitur pasditen e sotme me një veprim të tij.

Në Instagram, ai ka nisur të ndjekë Faton Shoshin dhe Ledri Vulën, duke ngritur pikëpyetje mbi ndonjë bashkëpunim/rrugë të re të trasuar në karrierë.

Mbetet të shihet se çfarëdo të ndodhë në ditët në vazhdim.

Kujtojmë se pak javë më parë, Skivi u pyet edhe për Getin edhe për Ledrin në rubrikën ‘Çitja pikën’ të emisionit Prive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm