Mediat shqiptare këtë të mërkure shkruajtën se së shpejti në TV Klan do nis një spektakël i ri këndimi, i ideuar nga Alaudin Hamiti dhe për realizimin e së cilit do punonin dy mjeshtrit e muzikës shqiptare, Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi.
Madje u raportua se një talent show me titullin “E ke yllin”, do moderohej nga Marina Vjollca, e cila për momentin nuk ka ndonjë projekt televiziv në vazhdimësi.
Por në një prononcim për Prive, Alaudin Hamiti e ka mohuar të jetë i vërtetë ky raportim dhe madje ka dhënë detaje rreth spektaklit, duke thënë se do të jetë prodhim i Klan Kosovës dhe jo i TV Klanit të Shqipërisë.
“E ke Yllin”, është një talent show, projekt vetanak i televizionit Klan Kosova, që pritet të nis gjatë këtij viti”, ka thënë Alaudini për Prive, duke e mohuar që Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi janë të përfshirë.
Madje ka kohë që në Televizionin Klan Kosova, transmetohet një insert i promos paralajmëruese, për nisjen e një spektakli.
Projekti është në përpunim e sipër, derisa për nisjen e tij shikuesit do të njoftohen me kohë, e po ashtu edhe konkurrentët do t’i kenë të hapura datat e aplikimit. /Prive.al
Madje për talent show “E ke yllin”, është diskutuar edhe në emisionin e Alaudinit, Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, e të cilin mund ta ndiqni në linkun më poshtë: