Çfarë simbolizoi veshja e Dua Lipës në “Brit Awards”?

By

Mes fituesve, padyshim triumfoi edhe Dua Lipa. Ajo u ngjit në skenë për të marrë çmimin si artistja më e mirë dhe albumin më të mirë për “Future Nostalgia”. Lipa përdori fjalimet e saj për të falënderuar stafin mjekësor të vijës së frontit të Britanisë dhe bëri kërkesë që të rriten pagat e tyre.

Por, mees gjithë glamurit dhe prestigjit të mbrëmjes, ajo që ra në sy ishte veshja vibrante e Dua Lipës.

Dua nderoi gjithashtu ikonën e muzikës Amy Winehouse, me veshjen e saj. Fustani dhe modeli i flokëve që kishte zgjedhur nuk ishte i rastësishëm por shërbeu si një formë homazhi për Amy Winehouse në vitin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta. Fustani në ngjyrë të verdhë dhe modeli i flokëve ishin të ngjashme me look-un që Amy veshi në BRIT Awards 2007. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm