I është bërë një jetë e tërë në skenë e televizion.
E nisi qysh në moshë të re ndërsa tani Alaudin Hamiti, ka bërë karrierë të bujshme televizive duke qenë prezent në emisione e si drejtor i programacionit në televizionin kombëtar Klan Kosova e aktualisht moderator i emisionit Nd’rrimi i Natës.
Ndonëse atë pozitë nuk e mbanë më Hamiti vazhdon të jetë pjesë e televizionit me koncepte emisionesh, ndërsa sot ai, po e feston ditëlindjen.
Edhepse të përçon ndjesinë se jeta i ka ngelur në të 20-tat me energjinë që përcjellë dhe stilin e veshjes e po ashtu të qenit një person shumë i relaksuar në televizion, Alaudini që shkurt nga të gjithë thirret ‘Din’, i ka kaluar të 30-tat e është afër të 40’ve.
Hamiti ka mbushur 37 vjet, ndërsa për ditëlindje ai vendosi të fluturojë për në Zvicër e Madrid të Spanjës i shoqëruar nga gruaja e tij Yllka Hamiti dhe shoqja e tij më e mirë, moderatorja Liberta Spahiu, e cila edhe e ka uruar këndshëm shokun e saj të ngushtë.
Festës së ditëlindjes së Dinit i është bashkuar edhe Valdrin Sahiti, i cili po ashtu bën pjesë në rrethin e ngushtë të moderatorit.
Dini është baba i tre fëmijëve, binjakëve Noel e Mael dhe vogëlushes bukuroshe Eva. /Prive.al