Përmes rrjeteve sociale mund të jemi njoftuar së fundmi me koleksionet e reja të brendit Valdrin Sahiti të punuara për gjininë femërore por nëse mendoni që meshkujt janë lënë anash, gaboheni!
Brendi VS Man i cili mbush shumë shpejt dy vite nga lançimi shumë shpejt pritet të rifreskohet me koleksionin unik pranverë/verë të serisë ‘business’.
Tashmë janë realizuar fotografitë e para profesionale me Eugenio Qosen që do t’i paraprijnë këtij koleksioni.
Pjesë e këtij koleksioni së bashku me Gazmend Abrashin dhe Uranik Begun është edhe prezantuesi Alaudin Hamiti i cili pak nga seti ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale përmes fotografive të postuara.
Idea e realizimit të setit ka konsistuar në pasjen e tre figurave, meshkuj të suksesshëm në fusha respektive si imazh të linjës.
Lançimi zyrtar pritet të bëhet për pak ditë por ajo që mund të thuhet me siguri është që edhe në muajt në vijim, zgjedhjet për meshkuj që duan të vishen me stil, nuk do të mungojnë. /Prive.al/