Flor Binaj ngre alarm për ngjarjet e fundit, vajzave dhe grave po iu rrezikohet jeta

By

Në kryetitujt e mediave rozë, u përmendën emra të grave publike si protagoniste në video erotike të dala në rrjet.

Luana me video erotike? E vërteta është kjo!

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe artisti i njohur, Florjan Binaj ku shumë i shqetësuar ngre alarm për rrezikun që po i kanoset kësaj shoqërie e që është Inteligjenca Artificiale.

Me këtë teknologji që është vënë në përdorim të lirë për të gjithë, është shumë e lehtë që të fabrikosh foto e video me imazhin e kujtdo dhe ta plasosh si të vërtetë.

Pikërisht kjo po vë në rrezik vajzat dhe gratë e kësaj shoqërie që jo rrallë herë janë target i montimeve të tilla që sulmojnë direkt imazhin, jetën dhe integritetin e tyre.

Ai më këmbëngulje kërkon që kjo teknologji të rregullohet edhe me ligj në mënyrë që keqpërdoruesit të ndiqen penalisht.

Shihni më poshtë shkrimin e tij të plotë në një postim në InstaStory. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm