Akuzat se ndarja erdhi shkaku i parave, Afrona i përgjigjet Bleros

By

Dy javë më parë, Afrona Dika zgjodhi emisionin Prive për një intervistë ekskluzive mbi të gjitha risitë e jetës së saj.

Ajo për të parën herë foli edhe sa i përket ndarjes me Bleron.

Këngëtari i njohur e dha versionin e tij, dy javë pas, po në Prive.

Në rrëfimin ekskluziv ai ishte më i ashpër për arsyet se si ndodhi ndarja e rrugëve.

Ai përmendi paratë si arsye mes të tjerave.

E një reagim ka ardhur nga Afrona. Teksa është në vlugun e punëve në ‘Grace Aesthetics’, ajo nuk është ‘duruar’ pa hedhur një kunjë.

‘E dashuroj të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën’, është shprehur ajo.

Me kaq duket se i ka vënë pikën sagës së ndarjes. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm