Aktorja shqiptare ndan lajmin e rëndë: “Të dy bebushat i humba”

By

Aktorja shumë e dashur e humorit, Delinda Disha sot ka ndarë një lajm shumë të trishtë.

Me anë të një postimi në “Instastory”, ajo tregoi për humbjen e binjakëve që do të sillte në jetë.

Lajmi për humbjen e shtatzënisë vjen pak kohë pasi ajo konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruan Delinda. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm