Rrugët e baret bosh, prime i të hënës mbërthen Kosovën para ekranit!

By

Mbrëmjen që lamë pas një super-prime, i 25-ti me radhë i Big Brother VIP Kosova u transmetua në Klan Kosova.

Teksa formati më popullor i reality shou në botë po shkon drejt fundit, gara po intesifikohet.

Debate, emocione të forta, të papritura nga Vëllai i Madh pati mbrëmë në spektaklin që mbajti të mbërthyer para ekranit audiencën rekorde të Big Brother VIP Kosova.

Impakti i spektaklit është vërejtur në rrjete sociale.

Në një postim ku një prej akseve më të dendura të trafikur në Prishtinë është bosh në ora 22:30, të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar se ky është efekti i prime.

May be an image of road and street

Për më tepër, bosh ka qenë një prej bar-eve më të njohura të kryeqytetit i cili shquhet për gjallërinë dhe mbrëmjet me plot njerëz.

Pak nga të pranishmit janë shprehur të habitur duke deklaruar se si thuajse kurrë më herët, hapësirën po e kanë për vete.

Big Brother VIP Kosova, formati që çoi në një tjetër stad sferën mediale në Kosovë ka finalen me datë 17 mars.

Gara është tejet e nxehtë në këtë format ku kanë shkëlqyer secili prej karaktereve që u bënë pjesë e aventurës televizive që nisi me datë 5 dhjetor, andaj kurreshtja është e madhe se kush shkon përpara e kush eliminohet në këto ditë të mbetura.

Artikuj të ngjashëm