Për nder të Albright, bashkohuni me Atifete Jahjagën ne ndezjen e qirinjve këtë të premte

By

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur nga kanceri. Ajo ishte 84 vjeçare.

Familja e Albright njoftoi vdekjen e saj në një deklaratë të mërkurën.

Në nder dhe mirënjohje të një figure shumë të rëndësishme në çlirimin e Kosovës, ish-presidentja Jahjaga ka ftuar të gjithë këtë të premte në ndezjen e qirinjve tek Busti i Sekretares Albright tek Pallati i Rinisë – Ish Bororamizi në ora 19:30.

“Në shenjë mirënjohje dhe kujtimi ndaj mikes së madhe të Kosovës Sekretares Albright, ju ftoj që të më bashkangjiteni nesër të ndezim nga një qiri.  Sekretarja Albright ishte aty për ne në ditët tona më të vështira, andaj të mbledhemi për herë të fundit për ta nderuar atë. Data: 25 Mars, 2022, Ora: 19:30, Vendi: Busti i Sekretares Albright tek Pallati i Rinisë – Ish Bororamizi”, ka shkruar ish-presidentja në një postim në Facebook.

Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomati më i lartë i vendit në mandatin e tij të dytë. Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm