Si një mënyrë për tu shëruar nga zemra e thyer, Jenna Dewan shkroi dhe botoi librin e saj të ri për mirëqenie, “Gracefully You: Hoë to Live Your Best Life Every Day.”
Në të, ajo zbuloi të gjitha detajet në lidhje me martesën e saj dhe divorcin nga Channing Tatum.
Ish çifti u takua për herë të parë në vitin 2006 gjatë xhirimeve të “Step It Up” dhe u martuan në vitin 2009 deri sa njoftuan për ndarjen e tyre në prill 2018.
Dewan, 38 vjeçare, shkroi për atë pse ajo dhe Tatum, 39 vjeç, e ndërprenë martesën e tyre.
“Unë e kuptova dinamikën në të cilën isha, dhe nuk më shërbente as mua as vajzës time”, shkroi aktorja/balerina, sipas People. “Së pari dhe më kryesorja duhej të pranoja që kjo nuk po funksionon dhe dhe vetëm po lëndoheshim.”
Në librin e saj, Dewan tha se ajo dhe Tatum vendosën të ndahen një natë para se të fillonte xhirimet e “World of Dance” sezonin e dytë.
Ata ishin në gjendje të mbanin sekret ndarjen gjatë pjesës më të madhe të prodhimit.