Aktori shqiptar pëson sulm në tru, gruaja kërkon ndihmë!

By

Aktori i njohur shqiptar Genc Fuga po kalon një situatë të vështirë shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Enerjeta Jani.

Ajo përmes një postimi ka treguar se Genci është duke iu nënshtruar operacionit në një spital privat.

‘Nuk qenka e lehtë por në këto momente e kam domosdoshmëri. Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje. Do i lutesha të gjithë punonjësve të RTSH nëse munden dhe kush mundet të ofrojë një kontribut prej 200 lekë të rinj për të pasur mundësinë të kem shumë 19 mijë euro të operacionit. Ndjesë dhe konsideratë’, është shprehur ajo.

Kushdo që ka mundësi të ndihmojë, mund ta kontaktojë bashkëshorten e tij, Enerjetën përmes rrjeteve sociale. /Prive.al

Eni Jani and Genc Fuga tell the story of love: By student and teacher, in man

Artikuj të ngjashëm