Leonora Jakupi ka një mesazh për Ganimete Musliun pas problemeve shëndetësore

By

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka njoftuar pak ditë më parë se është udhëtuar drejt Gjermanisë për të marrë trajtim mjekësor për disa komplikacione me zemrën.

Në një postim të ndarë në Facebook, Musliu ka shkruar se dy vite më parë kishte marrë diagnozën për problemet me zemrën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ajo po ashtu shtoi se, me rekomandimin e mjekëve kosovarë, ishte e nevojshme të nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale, e cila do të kryhej jashtë vendit.

Për këtë shkak, ajo ka gëzuar mbështetjen e miqve dhe të afërve, të cilët i kanë dëshiruar shërim të shpejtë. Leonora Jakupi nuk ka hezituar të shprehë mbështetjen dhe urime për shëndetin e Musliut.

“Ti që gjuhën e ke të ashpër e zemrën plot mirësi. Po ta din njerëzit se sa të bardhë e ke atë zemër do të luteshin për ty sot motra ime”, ka shkruar ajo.

Artikuj të ngjashëm