Arti, ylli i radhës në objektivin e mjeshtrit Fadil Berisha

By

Studio e tij fotografike për shqiptarët që shkelin përtej oqeanit mund të thuhet lirisht që është një ambasadë.

Më tepër se kaq, mbi të gjitha, ajo është një shtëpi e ngrohtë që shërben si busullë e edhe si portë për mundësi të reja.

I zhvendosur në Amerikë, edhe këngëtari Art Abazi s’kishte se si të mos ndalonte tek Fadil Berisha.

Arti ka realizuar së fundmi disa shkrepje nga dora e mjeshtrit, secila më e mirë se tjetra.

Duhet thënë që fotografitë e Fadilit janë gjithnjë të bukura, por gjithçka bëhet edhe më e lehtë me imazhe si ai i Artit.

Disa shkrepje janë bërë edhe bashkë me këngëtaren e njohur Elhaida Dani që ka qëndruar në Nju-Jork me punë së fundmi.

Kujtojmë se Arti në një intervistë për emisionin Prive së fundmi shpalosi arsyet që e çuan në këtë kapitull të ri në SHBA duke dhënë përgjigje edhe nëse një hap i tillë do të ndikojë në muzikën që bën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm