Aktori shqiptar luan krah Halle Berry në filmin e ri

By

Aktori shkodran Marko Caka ka marrë pjesë në produksione të ndryshme filmike. Ai është gjithashtu një gazetar dhe reporter që ka punuar me shumë televizione dhe gazeta në Greqi, Shqipëri dhe SH.B.A.

Pasi zbuloi dashurinë e tij për aktrimin, ai vendosi ta ndjekë atë profesionalisht, ku kreu disa klasa në HB Studio. Ai u trajnua gjithashtu nga trajneri Ron Millkie në shfaqjet Bashkëkohore, Tregtare dhe Teatrale. Ai u bashkua më pas në industrinë amerikane të filmave, ku shfaqjet e tij të jashtëzakonshme e cilësuan atë për anëtarësimin e tij në Sag-Aftra.

Tani së fundmi ai është bashkuar një produksioni hollivudian ku do të luajë krah Halle Berry.

Postimi i tij i fundit u motivua nga protestat dhe trazirat disa ditore në Amerikë, pas vrasjes së George Floyd, me aktorin që doli kundër racizmit.

“Ne punojmë së bashku. . Ne jetojmë së bashku .. Ne ndryshojmë atë së bashku! Është privilegji im të punoj me ty.” – shkruan aktori tek pozon krah Halle Berry.

Përndryshe, Marko luan rolin e një gangsteri rus në “Bruised”, i cili është një film sportiv amerikan i ardhshëm i drejtuar nga Halle Berry, me skenar të Michelle Rosenfarb. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm