Në rubrikën e L’Oréal Men Expert Germany, ‘Barber Talks’ së fundmi ishte i ftuar ylli i filmit ‘Winnetou’, aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj.
Në një bisedë mes berberit dhe aktorit, u shpalosën shumë detaje nga jeta profesionale dhe personale e Xhelilajt.
Nik Xhelilaj flet në karrigen e berberit për përpikërinë gjermane, stilin më të mirë për flokët e gjatë dhe kohën e tij në një shkollë ushtarake.
Ajo që Nik, Ambasadori i ‘World Vision Albania dhe Kosova’, ka për detyrë, sa gjuhë flet dhe çfarë i bën produktet tona të veçanta është ajo që do të zbuloni në këtë episod të bisedimeve të Berberit.
Videon e plotë mund ta ndiqni më poshtë. /Prive.al