Aktori i njohur kosovar hospitalizohet me urgjencë gjatë pushimeve

By

Kjo verë ka rezervuar të papritura për aktorin Fisnik Ademi.

View this post on Instagram

A post shared by Fisnik Ademi (@fissnikademi)

Ky i fundit është ballafaquar me një problem serioz të papritur shëndetësor.

Burime për Prive.al kanë konfirmuar se ngjarja ka ndodhur gjatë pushimeve të familjes në bregdetin shqiptar.

Me urgjencë, Ademi i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe fatmirësisht, tashmë është në një gjendje stabile shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, modelja e njohur Dhurata Lipovica.

E kontaktuar nga redaksia e portalit Prive.al, ajo është shprehur:

“Fisniku falë Zotit është shumë mirë. Është i lodhur pak por është duke u rikuperuar”

Fatmirësisht, e keqja ka kaluar dhe tashmë është vetëm një moment i hedhur prapa krahëve. Ne i urojmë familjes vetëm shëndet e të mira. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm