Air Albania nis sezonin e vjeshtës me energji të reja!

By

Air Albania dëshiron të njoftojë të gjithë pasagjerët se operacionet vazhdojnë me të njëjtin ritëm energjik, ku vetëm në këtë sezon fluturimesh kemi regjistruar shifra të reja mbi pritshmëritë vjetore.

Në përgjigje të njoftimeve të fundit mediatike, gjejmë rastin të sqarojmë publikun se nuk bëhet fjalë për pezullim aktiviteti tregtar, por me një procedurë administrative, ku aksioneri kryesor, operatori global i industrisë së aviacionit civil, Turkish Airlines, duhet të paraqesë kredencialet e kërkuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit në Shqipëri, procedurë e cila është drejt përmbushjes.

Kjo praktikë standarde është kryer rregullisht nga Air Albania dhe aksioneri kryesor, që prej nisjes së aktivitetit së flamurmbajtëses shqiptare.

Air Albania konfirmon gatishmërinë e saj për të sqaruar çdo operator mediatik mbi mjegullnajën e krijuar nga kjo procedurë burokratike dhe garanton pasagjerët e saj se do të jetë gjithmonë pranë, për të plotësuar nevojat e tyre për fluturime drejt çdo destinacioni në botë.

Artikuj të ngjashëm