Kanye West bën gjestin e papritur vetëm që të jetë sa më afër Kim Kardashian

By

Pavarësisht divorcit nga Kim Kardashian, Kanye West dëshiron të qëndrojë pranë familjes së tij. Beqari miliarder ka paguar 4.5 milionë dollarë për shtëpinë përballë gruas së tij në komunitetin e mbyllur të Hidden Hills, Kaliforni.

Sipas Dirt.com, shtëpia njëkatëshe është ndërtuar në vitin 1955 dhe nuk ka dalë në treg për më shumë se 67 vjet. Prona prej 334 metrash katrorë përmban katër dhoma gjumi dhe 2.5 banja, plus një studio për mysafirë me një dhomë gjumi tjetër dhe banjë të plotë. Ferma e kuajve shtrihet në mbi një hektar tokë dhe përfshin gjithashtu stalla kuajsh, një hambar dhe një pishinë.

Kanye jetonte drejtpërsëdrejti përballë rrugës me Kim dhe katër fëmijët e tyre në shtëpinë e tyre prej 60 milionë dollarësh. Kim i pagoi Kanye 23 milionë dollarë për të blerë 50 për qind të aksioneve të tij në rezidencën minimaliste, e cila u shfaq në Architectural Digest. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm