Një vajzë e bukur si ajo, tërhoqi shumë vëmendje kur nisi të përflitej si e dashura e reperit kosovar Fero.
Arbenita Ismajli u bë personazh mediatik menjëherë pas thashethemeve se dyshja janë në lidhje, e deri më tani s’pati asnjë konfirmim nga çifti.
Mirëpo ishte Prive e para që publikoi një fotografi të përbashkët të tyre ku shiheshin të përqafuar, ndërsa tani është vet Arbenita si një vajzë e dashuruar, ajo që ka vendosur ta bëjë publike lidhjen e saj disa muajshe.
Modelja ka publikuar në Instagramin e saj dy imazhe bashkë me Feron e në përshkrimin e fotografisë shkruan:
“Me këtë shokun”, kurse Fero ditë më parë, në një video që Ismajli publikoi në Instagram ku shihet e veshur me një fustan glamuroz, i shkroi: “Princesha ime”. /Prive.al