DJ Khaled po bëhet baba

By

DJ Khaled po bëhet sërish baba.

Gruaja e tij, Nicole, është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë dhe është sërish djalë, transmeton Klan Kosova.

 

 

“Zoti është më i madhi. E tëra që kam dashur të bëj ndonjëherë është të frymëzoj botën dhe të lë trashëgimtarë. Pothuajse tri vjet më parë kur kuptova se mbretëresha ime është shtatzënë me Asahd, unë e dija se jeta ime do të ndryshonte përgjithmonë. Pas atij bekimi, lëshova disa nga albumet e mija më të mira deri më tani, frymëzuar nga madhështia e tij”, tha Khaled.

“Ndihem më i frymëzuar se kurrë më parë. Ndërsa po hyjmë në këtë udhëtim, unë po marr dashuri nga fansat. Zoti është më i madhii. Allah të dua shumë. Mbretëresha ime, të dua shumë. Asahd të dua shumë. Dhe djalit të vogël që po rritet në barkun e mbretëreshës sime, të dua shumë. Jemi më të mirët”, vazhdoi ai.

Artikuj të ngjashëm