Humoristi i njohur Agron Llakaj është përballur me një lajm të kobshëm.
Ai ka humbur motrën e tij, Bardhën nga virusi famëkeq i COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Llakaj përmes një postimi në rrjetin social Instagram ku mes tjerash shprehet:
“”Sa vuajte moj shpirt, sa lëngove moj motër. Në mëngjes kur folëm më the: “Jam mirë por kam ftohtë”. Ah pse s’mu ankove asnjëherë moj zemër! Ike motër, ike!. Jemi të pafuqishëm para fatit që na ka caktuar Zoti”
Ngushëllime! /Prive.al