Justin Bieber premton album të ri por ka një kusht

By

Justin Bieber duket se është në gjendje të mirë shpirtërore.

 

Këngëtari ngacmoi fansat duke thënë që projektet e reja janë rrugës  por me një kusht, vetëm “Nëse kjo merr 20 milion pëlqime”, postoi ai në Instagram.

Postimi shkruante se: “Justin Bieber do të nxjerrë një album para Krishtlindjeve.” Nëse natyrisht ky postim i këngëtarit merr 20 milion pëlqime.

 

Natyrisht, pëlqimet erdhën pa hezituar.  Në më pak se 24 orë, këngëtari tashmë kishte mbledhur gati 6 milion pëlqime.

Pra, vetëm 14 milion kanë mbetur! Po kush po numëron? Shokët e tij të famshëm po ndihmojnë ta shpërndajnë fjalën. Skuteri Braun, Cruz Beckham, DJ Khalid dhe Logan Paul ndanë postimet e superyllit për të shënuar më shumë pëlqime.

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm