Reagimi epik i Bebe Rexhës kur kupton se është nominuar për Grammy

By

Adele, Beyoncé dhe Harry Styles janë nominuar për më së shumti çmime në Grammy.

Por, këtyre nominimeve nuk u ka shpëtuar as artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila u nominua për hitin e saj me David Guetta – I’m Good (Blue). Beba u nominua për çmimin Best dance/electronic recording.

Momenti kur ajo kuptoi se është nominuar për mbrëmjen më të madhe të vitit është kapur në kamerë. Artistja shihet e rrethuar me miq teksa bërtet nga gëzimi.

Shihni postimin e saj të plotë në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Ceremonia, e cila zhvillohet shkurtin e ardhshëm, do të shpërblejë muzikantët, kompozitorët dhe producentët në 91 kategori, duke përfshirë pesë çmime të reja: tekstshkruesi i vitit, performanca më e mirë alternative, performanca më e mirë në Americana, rezultati më i mirë i videolojërave dhe albumi më i mirë i poezisë së folur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm