Dje mori vëmendjen me veshjen tradicionale të dimive por duket se as sot, bukuroshja Afrona Dika nuk po ia lë keq.
Modelja është bërë gati për dasmën e vëllait të Bleros dhe këtë e ka treguar në rrjetin social Instagram ku ka deklaruar se tashmë është kompletuar në veshje dhe grim.
E kuqja ka qenë ngjyra e përzgjedhur nga Afrona për mbrëmjen madhështore ku Burimi i jep fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë pas një lidhjeje të gjatë.
Komplimentet nuk kanë munguar. /Prive.al/