Modelja Afron Dika, është e fejuara e Bleros dhe shumë shpejt apo pritet që të marrë epitetin nuse.
Për të dëshmuar se është e gatshme të jetë një grua e zonja për shtëpinë, ajo ka treguar se edhe di të gatuajë fort mirë.
Afrona i ka hyrë “maxhes” duke gatuar petulla për njerëzit që kishte afër, ndonëse Blero nuk i ka shijuar ato, ngase çifti ende jetojnë larg njëri tjetrit.
Ata janë fejuar në janar të këtij viti dhe propozimi i Bleros për Afronën, u bë gjatë transmetimit të emisionit Prive të ecidionit festiv, ku ‘PO-ja’ e Afronës, u shoqërua me lot e emocione.