Afrona me prindërit e Bleros

By

Pas disa ditëve të kaluara në Maqedoni me familjen e Afronës për të cilat raportoi Prive, Blero dhe bukuroshja që ishte për pak kohë në Zvicërr janë bashkuar sërish.

Në një foto të postuar në rrjetin social Instagram, çifti shihet me prindërit e këngëtarit dhe vëllaun e tij bashkë me nusen teksa bëhen gati të darkojnë.

Duket se tani kur edhe lidhja ka kaluar në aspekt familjar gjërat kanë marrë trajtën serioze dhe i  mbetet kohës të tregojë se kur do e hedh dyshja hapin e rradhës, atë të fejesës.

Ndryshe, jeta private po reflektohet edhe në planin artistik për Bleron pasiqë këngët e fundit të tij po rezultojnë mjaft të suksesshme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm