E nisi me një postim menjëherë pas ndarjes ku e bënte për ‘pesè pare’ por duket se Afrona Dikës nuk i ka kaluar ende e keqja me ish të dashurin, Blero Muharremin.
Pasi e akuzoi se nuk di të vlerësoj personin që i qëndron pranë, një tjetër postim i Afronës ka lënë hapësirë për dilema.
Në rrjetin social Instagram, ajo ka ripostuar një thënie të Khloe Kardashian që i shkon përshtati fiks situatës në të cilën gjendet.
‘Ne duhet të mësojmë se kush është ari dhe kush është thjesht i mbuluar me pllakë ari’ – ishte mbishkrimi i Khloe, shoqëruar me një shkrim të gjatë ku flitet për lidhjet.
Mes tjerash, aty këshillohet që në lidhje të shkohet më thellë, përtej bisedave sipërfaqësore me objektiv për t’i gjetur njerëzit flori dhe jo që duken thjesht të tillë.
Kujtojmë se Afrona për rreth tre javë do nis aventurën e re në Bogota të Kolumbisë ku do pushoj për një periudhë të padefinuar kohore. /Prive.al/