Të qenurit blogere tashmë kudo në botë mund të konsiderohet si një lloj profesioni,
E ky trend, ndonëse pak me vonesë ka arritur të depërtojë edhe tek ne, që pa dyshim tashmë kemi një listë të vajzave që merren me këtë punë.
Ndër to, edhe Afrona Dika, modelja shqiptare me banim në Zvicër që më së shumti njihet për lidhjen me këngëtarin e njohur Blero.
Tash e një kohë, profili i bukuroshes është shndërruar në pikë reference nga vajza të ndryshme falë veshjeve dhe detajeve tjera nga mënyra e jetesës.
Por, ndryshe nga përditshmëria e këngëtares që zbulon kryesisht veshje e këpucë nga firma që reklamohen përmes profilit të saj në Instagram, sot në postimet e Afronës ka zënë vend diçka tjetër.
Kjo për faktin se Dika ka ndarë me ndjekësit një fotografi të orës së saj Rolex e cila në versionin origjinal kap vlera prej mijëra eurove.
Nuk dihet nëse Afrona ia ka bërë orën dhuratë vetes apo në rastin më romantik, atë e ka marrë nga Blero apo dikush tjetër i afërt nga rrethi familjar e shoqëror. /Prive.al/