Filteri që po bën namin! Almeda Abazi plak veten dhe Tolgahanin!

By

Ka njerëz që i frikësohen shumë plakjes, e ka të tillë që duan ta dinë se si do të duken kur të jenë të moshuar.

Në mesin e këtyre të dytëve, bën pjesë edhe Almeda Abazi, e cila e ka testuar një aplikacion me emrin “Face App”, për ta parë se si do të duket si një grua e moshuar.

Madje, këtë s’e ka bërë vetëm për vete, por ia ka bërë edhe bashkëshortit të saj, Tolgahan Saiysman.

Dhe dorën në zemër, Tolgahan po duket super seksi edhe si i moshuar, ndërsa Almeda, pritet të bëhet një plakë shumë simpatike, nëse ky aplikacion ia qëllon sado pak!

 

Artikuj të ngjashëm