E dashura e këngëtarit Blero, Afrona Dika krahas punëve të tjera, në profilin e saj në Instagram gjithmonë është shquar edhe për trendet e fundit të modës që i përcjell në vazhdimësi kur është fjala tek veshjet.
Postimet e tilla janë shpeshtuar edhe më shumë prej kur Afrona është shndërruar në imazh të një brendi i cili vepron në Zvicër.
Bëhet fjalë për Zebra Fashion, veshjet e të cilëve Afrona po i ekspozon në baza ditore në profilin e saj me mijëra ndjekës.
Një prej kombinimeve që më së shumti po pëlqehet është edhe ky në foton e mëposhtme pasi që këto ngjyra i përshtaten edhe stinës në të cilën jemi gati të hyjmë. /Prive.al/