Afërsia me Serenën, Shaqë Rrota tregon si e priti gruaja e tij

By

Afërsia fizike e Serena Sulës me Shaqë Rrotën në një emision televiziv u komentua me të madhe ditëve të fundit.

Të shumtë ishin ata që e kritikuan humoristin duke konsideruar se një sjellje e tillë nuk i shkon për shtat duke pasur parasysh moshën.

E i ftuar në Kosova Today, ai foli për herë të parë për këtë episod.

Humoristi tregoi se ishte në kuadër të kamerave të fshehura por shprehu një formë pendese.

E çka i tha gruaja – Rrotës?

‘Gruan nuk e kam xheloze. Pika e parë. Që 39 vite kurrë një shuplakë as s’ia kam dhënë e as s’ma ka dhënë.’, u shpreh ai mes tjerash.

Detajet ua sjell videoja e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm