Këngëtarja e modelja shqiptare Afërdita Dreshaj, tri javë më parë humbi një person shumë të dashur.
Gjyshja e Dreshajt, u nda nga jeta duke lënë një zbrazëti të madhe në jetën e këngëtares.
Ishte vet Afërdita që e njoftoi publikun e fansat e saj për këtë humbje, duke thënë fjalë të ndjera për gjyshen që s’i jeton më.
Dhe malli e mërzia po vazhdojnë ta përndjekin këngëtaren që edhe sot po e kujton gjyshen.
“Tri javë pa ty dhe s’po mund të ndaloj së menduari për ty. Të dua dada ime”, ka shkruar Afërdita, duke e shoqëruar këtë mesazh edhe me një fotografi të kohës kur ajo ishte një foshnje. /Prive.al