‘Rrugëtimi drejt Miss Kosova 2016’ nga sonte në Klan Kosova

By

Një spektakël bukurie, deri në mbrëmjen finale të përzgjedhjes përbëhet nga shumë etapa punë, lodhjeje e argëtim.

Pak kush i di prapaskenat interesante të gjithë procesit por për audiencën e ‘Miss Kosova 2016’ s’do mbeten enigma pasi gjithçka do pasqyrohet prej sonte.

Spektakli ‘Miss Kosova 2016’ që finalen e ka me datë 7 Shtator do të paraprihet nga një cikël i reality-show në të cilin do shpërfaqen momentet më interesante nga provat, përgatitjet dhe aventurat e bukurosheve që synojnë kurorën e më të bukurës së Kosovës.

Formati i reality-show që nisë sonte do të vazhdojë deri në natën e spektaklit me fillim nga ora 19:20 në Klan Kosova, para edicionit qendror informativ.

Artikuj të ngjashëm