Adriana Matoshi komentohet vazhdimisht për dukjen e saj të re, por edhe për jetën personale.
Pas ndarjes nga Keith, shumë janë interesuar nëse deputetja/aktorja e njohur shqiptare, ka nisur lidhje të re.
Kamera e Prive e takoi Matoshin në dasmën e Drilonit dhe Beslirës.
Teksa ajo shkëlqente në fustanin e zi me një stil të veçantë flokësh e grimi, Adriana u shpreh se është shumë e lumtur ndonëse nuk dha përgjigje konkrete nëse ka nisur një lidhje të re apo jo.
Në videon e mëposhtme mund ta dëgjoni deklaratën e plotë të aktores e cila ka arritur suksese të mëdha në fushën e artit.