Njëri ndër zërat më të bukur shqiptarë, e po ashtu një kuadër i rëndësishëm në fushën e shkollimit muzikor në vend.
Adelina Thaçi për pak do bëhej një farmaciste, e ne s’do e kishim një zë aq të bukur në skenën muzikore shqiptare.
Këngëtarja ka rrëfyer për Prive, se kur kishte përfunduar shkollën fillore, ishte drejtuar t’i ndjekur mësimet e shkollës së mesme në degën e farmacisë.
Por për fatin e saj të mirë, diçka e pazakontë ndodhi në këtë mes dhe ajo filloi të ndiqte mësimet në shkollën e mesme të muzikës.
“Të gjithë mendojnë se menjëherë kam zgjedhur studimet për muzikë por jo. Unë fillimisht pata shkuar për farmaci dhe ishte shumë e vështirë të futeshe në këto drejtime mjekësore nëse s’kishe dikë të njohur në këtë pjesë të universitetit, ndërsa më pas humbi testi im dhe u bë një lëmsh. Më pas babait ia dha dikush idenë që unë të shkoja në shkollën e mesme të muzikës, dhe tani kur e mendoj s’do e ndërroja kurrë”.
Rrëfimin e plotë e gjeni në intervistën më poshtë: