Po pret t’i vijë në jetë fëmija i saj i parë dhe tashmë është në muajin e pestë të shtatzënisë.
Ajo ka filluar të rrumbullakoset në pjesën e barkut dhe është shumë e lumtur që do të bëhet nënë. Këngëtarja Adelina Tahiri, ditë më parë për Prive e tregoi barkun, ndërsa tani e ka shfaqur sërish para ndjekësve të saj në instagram.
‘Pesë muajshe shtatzënë’, ka shkruar Adelina, duke pozuar para pasqyrës në banjën e shtëpisë së saj, një pjesë e vilës e cila sikurse edhe ambientet e tjera, është mjaft luksoze dhe e dekoruar me shije. /Prive.al