Adelina Ismaili në NIN deklaroi se nuk i mungon aspak periudha e kaluar në shoubizin shqiptar aktivisht.
Duke qenë protagoniste në etapa të ndryshme, diva e muzikës moderne shqiptare mes tjerash vuri në pah edhe faktin se shoëbizi ka ndryshuar shumë.
‘Është shndërru në prostitucion dhe shpërlarje parash’ – deklaroi këngëtarja duke thënë se gjërat përpara kanë qenë ndryshe dhe është dashur mund i madh e përpjekje për t’ia dalë.
Diva mori shembullin e fytyrave publike në Zvicërr që ruajnë thjeshtësinë në rrugë, përtej fasadës së luksit të kotë. /Prive.al/