Mark Zuckerberg bëhet baba për herë të tretë

By

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan janë bërë prindër për herë të tretë, teksa bashkëshortja e CEO-s të “Meta” ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme, për të cilën cifti ka zgjedhur emrin Aurelia Chan Zuckerberg.

Ka qenë vetë Zuckerberg i cili ka njoftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale (që zotëron) për ardhjen në jetë të Aurelia-s, ndërsa në dy fotot e publikuara prej tij shfaqet vetë Mark i buzëqeshur pranë vogëlushes dhe në foton tjetër duket Priscilla me vajzën në duar.

“Mirë se erdhe në botë, Aurelia Chan Zuckerberg! Je një bekim i vogël”- shkruan Mark bashkangjitur fotove.

View this post on Instagram

A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck)

Artikuj të ngjashëm