Muajt e fundit e gjetën këngëtaren Adelina Ismaili vetëm në Kosovë.
E angazhuar në serialin ‘O sa mirë’ e pastaj edhe në realizimin e projektit ‘T’iqja’ që e riktheu në skenë, me Valin dhe Uliksin në krah, këngëtarja s’kishte pse të ishte vazhdimisht në lëvizje mes Kosovës e Zvicrës.
Por, ca ditë pushimesh në atë që njihet si shtëpi e dytë,shtetin helvetik janë të nevojshme.
Familja është bërë bashkë në Zvicër sërish, siç edhe ka lënë të kuptohet një fotografi e postuar nga Adelina në rrjete sociale nga shëtitjet në liqen.
Të mrekullueshëm,apo jo? /prive.al