Llogaritet të jetë njëri ndër qytetet më të pasura kulturalisht.
Vjena është e njohur për organizimin e operave madhështore që edhe janë kryevepra të muzikës klasike.
E fatin që të jetë prezente në njërën prej këtyre operave, e ka pasur këngëtarja Adelina Tahiri e cila për pak kohë është zhvendosur të jetojë në kryeqytetin austriak me bashkëshortin e saj maqedonas.
Këngëtarja që sapo u kurorëzua me biznesmenin, priti vitin e ri në Vjenë ndërsa dita e parë e 2018-tës, e gjeti duke kënaqur veshët nën tingujt e muzikës klasike që ofron ky qytet. /Prive.al