Adelina Ismajli u thye në Kosovë përgjithnjë? (VIDEO)

By

Është bërë thuajse një dekadë që kur ajo la Kosovën për të jetuar më larg. Këngëtarja Adelina Ismajli, e konsideruar si Diva e muzikës shqiptare, u kthye sërish në vendlindje.

Ismajli erdhi të jetonte në Prishtinë, bashkë me familjen, bashkëshortin Valin dhe të birin Uliksin.

Javën që vjen, të hënën Adelina Ismajli jep një intervistë për emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, ku rrëfen të rejat në jetën e saj me fokus të veçantë te mëmësia dhe lindja e djalit.

Ajo është kthyer në Kosovë për një kohë të pacaktuar, ndërsa në NIN thotë se të paktën 2 ose 3 vjet do të jetë këtu, meqë tani është e angazhuar edhe në serialin komik “O sa mirë”.

Intervistën me Adelina Ismajlin mund ta ndiqni këtë të hënë në Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm