Vendi më i çmendur ku ka bërë seks: Chrissy Tiegen e zbulon çmendurinë me John Legend

By

Po të ishte Chrissy Tiegen shqiptare, Prive me padyshim do t’ia bënte këtë pyetje.

“Cili është vendi më i çmendur që keni bërë seks?”, është një pyetje që i është bërë modeles së njohur, e cila është edhe gruaja e këngëtarit John Legend.

Shpesh herë përgjigjet e të famshmëve në këtë pyetje na kanë befasuar shumë, e radha ishte e modeles Tiegen që të flasë për këtë punë.

Teigen ka rrëfyer se cili ka qenë vendi më i çmendur dhe i sikletshëm në të njëjtën kohë, ku ajo dhe Legend kanë kryer marrëdhënie. Në avion! Por, kjo nuk është e gjitha.

“Po shkonim në Tajlandë. Ishim nën të njëjtën batanije, por nuk ishim në ndonjë kabinë të veçuar nga pjesa tjetër. Them se duhet të marrim një trofe për atë”, ka thënë Teigen. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm