Fundi i muajit Gusht dhe fillimi i Shtatorit është periudha kur Adelina Ismaili dhe i dashuri i saj Val Krasniqi kanë zgjedhur për t’i kaluar disa ditë pushimesh.
Dubrovniku i Kroacisë është destinacioni i çiftit nga ku kanë postuar foto në rrjete sociale. E të shumtë ishin ata që përmes komenteve i kanë uruar dyshes pushime të këndëshme mes të tjerash duke i ftuar të vijnë edhe në bregdetin e Jonit.
Ndryshe, Adelina që tash e një kohë jeton me Valin në Zvicërr, edhe këtë verë ishte e pranishme për fansat në trojet shqiptare me koncerte në Kosovë e Shqipëri. /Prive.al/