Adele konfirmon fejesën me Rich Paul

By

Adele dhe Rich Paul janë fejuar zyrtarisht.

Pas shumë spekulimeve për statusin e tyre, këngëtarja dhe agjenti sportiv, kanë hedhur hapin e radhës në lidhjen e tyre. Adele, nëna e djalit 11-vjeçar Angelo me ish-bashkëshortin Simon Konecki, konfirmoi lajmin e fejesës gjatë koncertit të saj në Mynih të Gjermanisë.

Në pamjet e postuara në rrjetet sociale më 9 gusht, Adele dëgjohet duke i thënë një fansi se nuk mund të martohet me të sepse “tashmë po martohet”, duke mbajtur dorën lart për të sinjalizuar fejesën ndërsa turma brohoriste.

Edhe pse dyshja e kanë mbajtur shumë lidhjen e tyre private, ata kanë ndarë disa detaje të ëmbla rreth miqësisë së tyre ndër vite.

“E takova në një festë ditëlindjeje, ishim në pistën e vallëzimit,” tha Adele takimin e tyre të parë në një intervistë me Oprah Winfrey në nëntor 2021. “Dhe pastaj u takuam disa vjet më vonë. Ne dolëm për darkë , që ai thotë se ishte një takim biznesi dhe unë jam si ‘Një takim biznesi për çfarë?’ Dhe atëherë ishte hera e parë që rrinim vetë”.

Po çfarë i bëri më shumë përshtypje Adelës te Rich? Epo, thashethemet thonë se gjithçka ka të bëjë me humorin e tij.

“Ai është thjesht gazmor. Ai është shumë qesharak,” i tha ajo Oprah. “Dhe shumë i zgjuar. Shumë, shumë i zgjuar. Është shumë e pabesueshme ta shikosh atë duke bërë atë që bën dhe thjesht lehtësinë e tij dhe shumë të qetë.”

Artikuj të ngjashëm