Adele feston 31 vjetorin e lindjes dhe këshillat e saj për jetën janë të paçmueshme

By



Këngëtarja e famshme britanike Adele, e ka festuar mbrëmë ditëlindjen e saj të 31-të.

Dhe pak para mesnatës, para se ditëlindja e saj të përfundonte, ajo ka shkruar në Instagramin e saj ca gjëra që të ngelen në mendje.

“Ky është 31-shi dhe faleminderit zot. 30-shi më ka sjellë sfida në jetë por ia dola dhe po përpiqem t’ia dal. Kam ndryshuar drastikisht në vitet e fundit dhe ende po ndryshoj. 31-shi do të jetë një vit i madh dhe do ta kaloj të tërin duke u kujdesur për veten. Tregohuni të mirë me veten, jemi vetëm njerëz. Ecni ngadalë, dhe mos i përdorni shumë telefonat. Kam mësuar ta dua veten”, ka shkruar Adele.

Së fundmi këngëtarja është ndatë edhe nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka edhe një djalë. /Prive.al



Artikuj të ngjashëm